Presidentja Osmani takoi presidentin e Kostarikës, Carlos Alvarado Quesada

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me liderë botërorë, në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, ka takuar presidentin e Kostarikës, Carlos Alvarado Quesada, të cilin e ka falënderuar që shteti i tij ishte ndër të parët që e njohu pavarësinë e Kosovës. Ajo ka kërkuar përkrahje nga homologu Quesada që të lobojë te shtetet fqinje të Kostarikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se pret mbështetjen e këtij shteti edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se në dialog me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se epilogu i tij duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës. Në këtë takim, Presidentja Osmani është ndalur edhe të mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror me Kostarikën dhe ka theksuar se të dy vendet duhet t`i promovojnë mundësitë e tregtisë dhe investimeve. Presidenti i Kostarikës, ndërkaq, shprehu admirimin e tij për përparimin e shpejtë të Kosovës dhe nënvizoi gatishmërinë e tij për të lobuar gjithandej për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit shtetëror të Kosovës.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takuan sot me përfaqësuesit e Organizatës së Konferencës Islamike, të prirë nga sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
Presidentja: Reciprociteti me targat s'mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por zbatim i marrëveshjeve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se reciprociteti në çështjen e targave, për të cilën kanë nënshkruar të dyja palët në Bruksel, nuk mund të shihet si veprim tensionues e i njëanshëm, por veprim drejt zbatimit të marrëveshjeve të cilën do të duhej ta kërkonte edhe vet BE-ja.
Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me presidentin e Lituanisë, Gitanas Nausėda

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nisur sot takimet me krerë shtetesh dhe delegacionesh, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. E shoqëruar nga ministrja e Jashtme e Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ajo u takua sot me presidentin e Lituanisë, z. Gitanas Nausėda.
Presidentja Osmani udhëtoi zyrtarisht për në New York

Prishtinë, 19 shtator 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në New York, e shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.
Presidentja Osmani takohet me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák

Prishtinë, 17 shtator 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot priti në takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, z. Miroslav Lajčák me të cilin diskutoi për procesin e dialogut me Serbinë.
Presidentja: Vizita nuk mund të përmbyllej pa një bashkëbisedim me bizneset gjermane

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, ka takuar bizneset gjermane, akademikë, hulumtues, përfaqësues të shoqërisë civile e media.
Presidentja Osmani takoi ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, z. Heiko Maas

Berlin, 15 shtator 2021 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare, ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.
Ceremonia pritëse nga presidenti Federal i Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier

Presidentja Osmani takoi presidentin e Gjermanisë, z. Frank-Walter Steinmeier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Gjermani ku po qëndron me ftesë të presidentit Frank-Walter Steinmeier është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Në takim me homologun Steinmeier, Presidentja Osmani e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme dhe është angazhuar për thellimin e marrëdhënieve. Më tej, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen e Gjermanisë për njohje të reja, sikurse edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. “Gjermania ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspiratat e saj integruese ndërkombëtare dhe evropiane: procesin e integrimit në BE, anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lobimin dhe mbështetjen për liberalizimin e vizave. Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, ka theksuar Presidentja Osmani në takim me presidentin Steinmeier. Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. “Republika e Kosovës synon ta avancojë bashkëpunimin rajonal – në përputhje me planin e veprimit të krijuar në Sofje (2020) për krijimin e një tregu të përbashkët të katër lirive themelore (lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit)”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, çdo ide tjetër që synon të jetë paralele me zgjerimin e BE -së dhe Procesin e Berlinit, duke minuar parimin e pjesëmarrjes së barabartë të shteteve të Ballkanit Perëndimor, nuk do ta ketë mbështetjen e Republikës së Kosovës. Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se rezultati përfundimtar i tij duhet të jetë njohja reciproke dhe ruajtja e rregullimit aktual kushtetues dhe kufijve aktual të Kosovës. Në takim me presidentin Steinmeier, Presidentja Osmani ka përmendur lidhjen e veçantë të Kosovës me Gjermaninë, shkaku i mbi 400 mijë kosovarëve që jetojnë në shtetin gjerman. Më tej, znj.Osmani i ka thënë homologut Steinmeier se Kosova është e interesuar për rritjen e investimeve direkte nga Gjermania. Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu se Kosova është e interesuar edhe për nënshkrimin e disa marrëveshje me Gjermaninë, si ajo për transportin e mallrave dhe automjeteve, për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe bashkëpunimin në çështjet e sigurisë. Ajo ka bërë të ditur se së shpejti pritet finalizimi i Memorandumit dypalësh për njohjen e patentë shoferëve të lëshuar nga Kosova.