presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani dhe ministrja Gërvalla u takuan me sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Konferencës Islamike

Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, u takuan sot me përfaqësuesit e Organizatës së Konferencës Islamike, të prirë nga sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Konferencës Islamike, Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.

Në këtë takim, presidentja Osmani i kërkoi sekretarit Al-Othaimeen përkrahje në sigurimin e njohjeve të reja nga vendet anëtare të Konferencës Islamike, si dhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ajo nënvizoi gatishmërinë e Kosovës për thellimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik me shtetet anetare të kësaj organizate.

Ministrja Gërvalla, ndërkaq, theksoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim me shtetet e Konferencës Islamike në fusha të ndryshme, duke thelluar kështu raportet bilaterale me këto shtete.

Sekretari Al-Othaimeen, shprehu vullnetin e tij për thellim të bashkëpunimit, si dhe nënvizoi faktin se në vitin 2018 u ka kërkuar vendeve anëtare të Konferencës Islamike, të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë sa më parë.

Ndërkaq, Presidentja Osmani theksoi se ripërsëritja e kësaj thirrjeje ndaj shteteve anëtare do të ndihmonte Kosovën si shtet që e ka fituar lirinë dhe pavarësinë e saj pas shumë sakrificave dhe në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.