Fjala e Presidentes Osmani në “Ditët e Hapura Globale”

E nderuar zv. Kryeministre e Republikës së Kosovës, znj. Redzepi. Të nderuara znj. Ziadeh dhe znj. Richardson, Të nderuara shkëlqesi ambasadore që jeni zot present, Të nderuar përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë dhe përfaqësues të institucioneve të sigurisë, Të nderuar të pranishëm, Mirë se ju gjej në këtë Ditë Globale të Hapur, të organizuar nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara që ka për qëllim të na shërbejë si një platformë e rëndësishme për rishikimin e zbatimit të rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit lidhur me Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Por mbi të gjitha, është një platformë shtesë për të fuqizuar zërin e vajzave dhe grave. E mirëpres faktin që Kosova është pjesë e hartës botërore të Ditëve të hapura globale të cilat në qendër të vëmendjes e kanë Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Se këtë agjendë e marrim seriozisht dhe që besojmë në rëndësinë e saj për t`i transformuar shoqëritë tona dhe proceset e paqes dhe sigurisë e dëshmon fakti që Kosova sivjet për herë të parë do të organizoj Forumin e nivelit të lartë ndërkombëtarë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Ky ishte një ndër zotimet tona kryesore në kuadër të Samitit për Demokraci të organizuar nga Presidenti Biden, dhe jam jashtëzakonisht e lumtur që më 22 dhe 23 tetor së bashku më Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, si dhe në bashkëpunim me partnerë të shumtë, në mesin e të cilëve edhe shumë nga ju që jeni sot këtu prezent, do ta bëjmë Kosovën pjesë të diskutimeve globale mbi rëndësinë e kësaj agjende, si dhe mbi sfidat e mundësitë për zbatimin e suksesshëm të saj. Gati 22 vite që nga miratimi i Rezolutës 1325, e cila pastaj u pasua edhe nga 9 rezoluta të tjera të njohura nga të gjithë si Agjenda për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, e kemi të qartë se kemi ende akoma shumë punë për të bërë. Por, mbi të gjitha, kemi kaq shumë sfida të reja e dinamika shqetësuese që e bëjnë diskutimin mbi implementimin e kësaj agjende jashtëzakonisht të rëndësishme. Ky takim dhe ky diskutim sot po ndodh në një kohë kur paqja, liria dhe siguria janë sulmuar sërish në zemër të Evropës dhe kur vajzat dhe gratë e Ukrainës janë cak i dhunës, torturës dhe trajtimit çnjerëzor. Andaj, përderisa jemi dëshmitarë të këtyre vuajtjeve të cilat na përkujtojnë dhimbjen dhe prekin plagët e freskëta tona të luftës, është më se e natyrshme që si Kosovë ne angazhohemi jashtëzakonisht shumë për jetësimin e kësaj agjende brenda e jashtë kufijve tanë. Premisa fillestare e secilit diskutim duhet të jetë se pjesëmarrja e grave dhe vajzave në procese të paqes dhe të sigurisë është garanca jonë më e mirë për paqe dhe siguri të qëndrueshme dhe afatgjatë. Në qoftë se siguria është parakusht për ruajtjen e paqes në botë, atëherë është dialogu, komunikimi dhe koordinimi që kontribuojnë drejtpërsëdrejti në ruajtjen dhe në mirëmbajtjen e paqes. E në këtë drejtim, janë pikërisht vajzat dhe gratë ato që gjithnjë kanë ndihmuar, mund të ndihmojnë dhe do të vazhdojnë të ndihmojnë që ne  të arrijmë së bashku këtë qëllim. Kosova e ka miratuar Rezolutën 1325 dhe ne besojmë në fuqinë transformuese të saj. Megjithatë, deri sa sot flasim për sfidat që ndërlidhen me zbatimin e saj, është e pashmangshme të mos adresojmë pjesën e kontekstit kulturor e shoqëror në vendin tonë e jo vetëm. Është e pamundur të neglizhojmë ndikimin e drejtpërdrejt të mendimit patriarkal në drejtim të zbatimit dhe përmbushjes së zotimeve dhe synimeve që janë pjesë e kësaj agjende. Por, po kaq e rëndësishme është të kuptojmë se fuqizimi i vajzave dhe grave nuk mundet kurrsesi të trajtohet vetëm si një agjendë e izoluar. Institucionet aktuale e kuptojnë qartë rëndësinë e integrimit të fuqizimit të grave e vajzave si koncept, si politikë, dhe si praktikë, në çdo sektor dhe në çdo strategji pa dallim. Ne kemi një momentum të ri dhe një dritare të re të mundësive për krijimin e parakushteve të duhura për jetësimin e kësaj agjende. Integrimi i grave dhe vajzave në proceset e paqes dhe sigurisë është padyshim një synim i përditshëm, por këtë mund ta arrijmë vetëm kur garantojmë barazi në të gjitha fushat tjera po ashtu. Kur mendojmë për pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në sektorin e sigurisë, sigurisht që e kuptojmë se kjo nuk ka të bëjë vetëm me krijimin e parakushteve për vendosjen e grave në pozita të caktuara. Përkundrazi, bëhet fjalë për transformimin e vetë strukturave udhëheqëse, menaxhuese e administrative, si dhe transformimin e mentalitetit të gjithmbarshëm. Ne e kuptojmë që ky mund të jetë një rrugëtim i gjatë e i vështirë, por vullneti ekziston e vizioni gjithashtu. Të nderuar pjesëmarrës, Ne kemi nevojë për më shumë gra në struktura udhëheqëse. Kjo nuk është thjesht një dëshirë – kjo bazohet në fakte dhe prova të qarta se gratë mund ta bëjnë këtë, por më e rëndësishmja, sepse shoqëria jonë e dëshiron këtë, ka nevojë për këtë dhe është e gatshme ta garantoj këtë. Dëshmi e pastër e kësaj është prezenca dhe suksesi i jashtëzakonshëm i vajzave dhe grave tona në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe në Policinë e Kosovës. Prandaj, po punojmë së bashku me ushtrinë tonë dhe me policinë tonë për të ndihmuar gratë dhe vajzat që të arrijnë aty ku e meritojnë të jenë. Prandaj, edhe gradimi i znj. Irfete Spahiu si gjeneralmajorja e parë në historinë e Kosovës, e njëherit edhe inspektore e përgjithshme e FSK-së ka qenë një prej momenteve më krenare të punës sime si Presidente. Duke ndërtuar modele të tilla, siç e ka ndërtuar me punën dhe meritën e saj gjeneralmajorja Irfete Spahiu dhe shumë vajza e gra në ushtrinë tonë dhe policinë tonë ato po japin një shembull të shkëlqyeshëm edhe për vajzat e tjera të reja në Kosovë, se çfarë rrugëtimi duhet të ndjekin. Prandaj, fuqimisht besoj në faktin se asnjë proces i paqes nuk mund të ketë sukses kur gjysma e shoqërisë lihet pas. Duke e dhënë kontributin tonë të drejtpërdrejtë si në sektorin

This site is registered on wpml.org as a development site.