presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani uron homologun Cassis për Ditën Kombëtare të Zvicrës: Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu ka uruar presidentin e Zvicrës Ignazio Cassis, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Zvicrës.

“Urime të përzemërta për Presidentin e Zvicrës, Ignazio Cassis, dhe miqtë tanë zviceran me rastin e festimit të Ditës Kombëtare” ka shkruar Presidentja Osmani në twitter.

Presidentja Osmani ka thënë se Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm dhe se me padurim pret thellimin e lidhjeve midis shteteve tona.

“Zvicra është partneri dhe aleati ynë i kamotshëm, dhe shtëpia e diasporës sonë. Me padurim pres thellimin e lidhjeve në mes të popujve dhe shteteve tona”, ka shkruar Presidentja Osmani. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.