Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka reaguar pas zgjedhjes së Bozhidar Deliçit si nënkryetar të parlamentit të Serbisë.
Presidentja Osmani ka krahasuar atë dhe nënkryetaren e Parlamentit të Kosovës, Saranda Bogujevcin, si e mbijetuar e masakrës brutale e regjimit gjenocidal të Serbisë.“Në Kosovë, Saranda Bogujevci, një e mbijetuar e një masakre brutale të regjimit gjenocidal të Serbisë shërben si nënkryetare e Kuvendit.Ndërkaq, Parlamenti i Serbisë ka emëruar nënkryetar Bozhidar Deliçin, komandantin e brigadës që masakroi mijëra kosovarë”, ka shkruar Presidentja Osmani në twitter