Presidentja Osmani në Tiranë në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor

Me ftesë të Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Tiranë, ku do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Presidentja Vjosa Osmani në takim me zëvendësrektorin e Universitetit “St.Kliment Ohridski”, Nikolay Vitanov

Presidentja Vjosa Osmani në takim me zëvendësrektorin e Universitetit “St.Kliment Ohridski”, Nikolay Vitanov dhe ekipin e tij, të cilët i ka falënderuar për titullin e nderit të akorduar nga ky universitet, teksa janë diskutuar edhe mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar.
Aktivitetet e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, gjatë vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Bullgari

Aktivitetet e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Bullgari më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2022
Ligjërata e Presidentes Vjosa Osmani para diplomatëve, stafit akademik dhe studentëve të universitetit “St. Kliment Ohridski”

Ligjërata e Presidentes Vjosa Osmani para diplomatëve, stafit akademik dhe studentëve të universitetit “St. Kliment Ohridski”, për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore në ceremoninë e ndarjes së titullit të nderit “St.Kliment Ohridski”.
Ceremonia e dekorimit të Forcave të Armatosura të Bullgarisë me Medaljen Ushtarake Presidenciale për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR-it në Kosovë

Presidentja Osmani në vizitën zyrtare Bullgari: dekoroi ushtrinë bullgare, pranoi titullin e nderit nga universiteti publik dhe u nderua me Çelësin e Sofjes

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prezencë të presidentin bullgar Rumen Radev, ministrit në detyrë të mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe gjeneralmajorit Valeri Tsolov, ka dekoruar Forcat e Armatosura të këtij shteti me Medaljen Ushtarake Presidenciale për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR-it në Kosovë.
Presidentja Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta priti në takim Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani për nder të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Veçanta ka pritur në takim Komitetin Paraolimpik të Kosovës dhe organizatën e Studentëve Handicap.
Në prag të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, Presidentja Osmani takohet me ambasadorin e BE-së në Kosovë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Me ftesë të Presidentes, Këshilli për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut përgatitë konkluzionet për veprime emergjente kundër femicidit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas rasteve të fundit të vrasjeve të grave dhe dhunës në familje ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, në të cilin kanë marrë pjesë krerët e institucioneve të Kosovës, përfaqësues të shoqërisë civile, por jo edhe ata të institucioneve të drejtësisë, të cilët ishin të ftuar.
Presidentja Osmani priti në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të lartë nga Mbretëria e Bashkuar të udhëhequr nga i dërguari i kryeministrit britanik për tregtinë për Ballkanin Perëndimor, deputeti Martin Vickers.