presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Aktivitetet e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, gjatë vizitës zyrtare të Presidentes Osmani në Bullgari

Aktivitetet e Zotërisë së Parë, Prindon Sadriu, gjatë vizitës zyrtare të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Bullgari më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2022

Në kuadër të vizitës zyrtare të zhvilluar ne Bullgari, me ftesë të Presidentit te Republikës se Bullgarisë Rumen Radev dhe Zonjës së Parë Desislava Radeva, aktivitetet e  Zotëriu të parë Prindon Sadriu kanë filluar me pjesëmarrjen  në ceremoninë qendrore të Dekorimit të Forcave të Armatosura të Bullgarisë nga ana e Presidentes se Republikës se Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu me  Medaljen Ushtarake Presidenciale  për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR,  në Kosovë.

Po ashtu, nën organizimin e Zyrës së Presidentit bullgar, zotëriu i parë Prindon Sadriu, ka realizuar një numër takimesh bilaterale e vizitash në institucione me karakter edukativo-arsimor dhe ushtarak. Në qendër të kësaj agjende ka qenë takimi dypalësh i realizuar me Kolonel, Prof. Asoc. Dr. Dimitar Stefanov Tashkov – Zëvendësdrejtor për Arsim dhe Shkencë në Akademinë Kombëtare të Bullgarisë “Rakovski”. Përgjatë këtij takimi Zotëriu i Parë Sadriu duke falënderuar kolonelin Tashkov për kontributin e Bullgarisë në procesin e ruajtjes se paqes dhe shtet ndërtimit të Kosovës, është interesuar për mundësitë e bashkëpunimit në mes institucioneve respektive të të dyja vendeve, me theks te veçantë mundësisë së ndjekjes se studimeve të oficereve nga Kosova në këtë institucion. Nga ana tjetër Kolonel Tashkov, duke vlerësuar interesimin e zotërisë së parë, ka thënë se Akademia e Mbrojtjes Kombëtare të Bullgarisë, mirëpret bashkëpunimin në fushën e edukimit ushtarak dhe do të ishte mirë që Ministritë e Mbrojtjes të të dyja vendeve të marrin hapa konkret në këtë drejtim. Në kontekst të bashkëpunimit, dhe duke parë profilin e zoteriut të parë, Kolonel Tashkov ka ftuar z. Sadriun që në një periudhë të përshtatshme kohore të mbajë një ligjëratë me studentët bullgar dhe ndërkombëtarë të kësaj Akademie. 

I shoqëruar nga Zornitsa Apostolova,  këshilltare për Politike të Jashtme e Presidentit  Radev, z. Sadriu ka vizituar edhe Muzeun Kombëtar të Historisë Ushtarake në Sofje, ku është njohur me historikun por edhe kapacitetet, modelet dhe makineritë e përdorura në periudha të ndryshme nga Forcat e Armatosura të Bullgarisë.

Agjenda e zoteriut të parë, ka vazhduar me pjesëmarrjen në ceremoninë e nderimit të Presidentes Osmani nga Universiteti i Sofjes  “Sh. Kliment Ohridski”, dhe njëherësh ndarjen e mirënjohjes nga ana e Presidentes Osmani për seksionin e gjuhës shqipe në kuadër të këtij Universiteti për  kontributin e çmuar për studimin, zhvillimin dhe kultivimin e mëtejshëm të gjuhës shqipe.

Pjesë e agjendës së z. Sadriu ka qenë edhe pjesëmarrja në takimin me  mërgatën shqiptare që jeton e vepron në Bullgari, ndërkaq,  përveç, takimeve dypalëshe dhe vizitave të përmendura, zotëriu i parë ka marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të shtruar nga Presidenti Radev dhe zonja e parë Radeva si dhe ka marrë pjesë edhe në aktivitetet e tjera në kuadër të agjendës së vizitës zyrtare së Presidentes. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.