DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani në vizitën zyrtare Bullgari: dekoroi ushtrinë bullgare, pranoi titullin e nderit nga universiteti publik dhe u nderua me Çelësin e Sofjes

Gjatë vizitës zyrtare në Bullgari, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prezencë të presidentin bullgar Rumen Radev, ministrit në detyrë të mbrojtjes, Dimitar Stoyanov dhe gjeneralmajorit Valeri Tsolov, ka dekoruar Forcat e Armatosura të këtij shteti me Medaljen Ushtarake Presidenciale për kontributin e tyre në kuadër të misionit paqeruajtës KFOR-it në Kosovë.

Presidentja Osmani theksoi se aktualisht në kuadër të KFOR-it, në Kosovë akoma shërbejnë ushtarët bullgarë, teksa nga viti 1999, janë 1600 ushtarë bullgarë, të cilët kanë kontribuar në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Teksa ka folur për pasojat e luftës në Kosovë dhe intervenimin e NATO-s, Presidentja Osmani ka theksuar se Bullgaria qysh në atë kohë ishte në anën e Kosovës.

“Bullgaria nuk ishte ende anëtare e NATO-s në vitin 1999, megjithatë mori vendime të vështira por të drejta për të siguruar që ndërhyrja e udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë të ishte e suksesshme në ndalimin e krimeve monstruoze nga forcat gjenocidale  të Millosheviqit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”, Presidentja Osmani pranoi titullin e nderit të Universitetit të Sofjes “St.Kliment Ohridski”, e më pas para diplomatëve, stafit akademik dhe studentëve foli për paqen dhe prosperitetin nëpërmjet integrimit euroatlantik në Evropën Juglindore.

Kurse Katedrës së Gjuhësisë së Përgjithshme dhe e të gjuhëve indo-evropiane dhe Ballkanike i ka dhuruar mirënjohje për studimin dhe kultivimin e mëtejmë të gjuhës shqipe në kuadër të Departamentit të Ballkanistikës.

Gjatë vizitës në Bullgari, Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në shenjë nderimi i është dhuruar çelësi i Sofjes nga prefektja e kryeqytetit bullgar, Yordanka Fandakova.

“Çelësi hap dyer. Kjo vizitë zyrtare në Bullgari ka hapur shumë mundësi bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy shteteve e kryeqyteteve si dhe qytetarët tanë do t`i ofrojë më shumë ndër vete në funksion të dobisë reciproke”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.