presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Ndihmëssekretari Philip Gordon konfirmon mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për Kosovën

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë pranë jush në çdo sfidë me të cilën ballafaqohet Kosova”, tha sot në Prishtinë z.Philip Gordon, ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike, gjatë një takimi me Presidentin e Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Z.Gordon konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të SHBA për Kosovën në të gjitha zhvillimet politike dhe diplomatike.SHBA asnjëherë nuk pranojnë dhe janë kundër bisedimeve për statusin apo integritetin territorial të Kosovës, sepse Kosova është shtet i pavarur me të gjitha atributet e shtetit, tha në vijim z.Gordon.Kosova dhe Serbia janë dy shtete fqinje, të pavarura dhe sovrane dhe mund të bisedojnë vetëm mbi këtë bazë, tha z. Gordon.Duke përsëritur edhe një herë mbështetjen e vazhdueshme të SHBA për vendin tonë, z.Gordon tha se SHBA ka punuar dhe po punon aktivisht që numri i njohjeve për Kosovën të rritet.Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi kanë falënderuar z.Gordon për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin Republikës së Kosovës.Mes të tjerash, në takim, ata theksuan raportet e mira që Republika e Kosovës ka me të gjitha vendet fqinje, përveç Serbisë. Ata thanë se Republika e Kosovës është e gatshme për të biseduar me Serbinë për një varg çështjesh praktike, si lëvizja e lirë e qytetarëve, luftimi i krimit të organizuar e çështje të tjera, por asnjëherë për statusin e Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.