presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

LETËR FALËNDERIMI ISH PRESIDENTIT TË FRANCËS, Z. JACQUES CHIRAC

Në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, ju falënderoj për kontributin e pazëvendësueshëm që ka luajtur Franca për Kosovën në kohën e Presidencës suaj, të cilën ju sapo e latë pas një karriere të shkëlqyeshme si burrështetas francez.

Franca ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë tragjedisë së fundviteve 1990, në orët e liga të agresionit e të barbarisë serbe, që shkaktuan mizori të papara kundër shqiptarëve të Kosovës. Franca ka qëndruar përkrahë nesh edhe në periudhën e lirisë, të rindërtimi fizik e shpirtëror të vendit tonë.Roli juaj, President Chirac, për fitoren e vlerave civilizuese perëndimore, që simbolizonte fushata e Aleancës Veriatlantike karshi fushatës gjenocidale për spastrim etnik të Kosovës, do të ruhet në  thesarin e trashëgimisë më të mirë franceze, kosovare, dhe panevropiane.I nderuari z. President, lidershipi dhe vendosmëria juaj gjatë aksionit për Kosovën në pranverën e vitit 1999 do të ruhet në kujtesën tonë kombëtare. Nën udhëheqjen tuaj, Franca ka luajtur rol të rëndësishëm për ta sjellë Kosovën këtu ku është: në prag të pavarësisë.Ne udhëhiqemi nga trashëgimia e madhe politike e Presidentit tonë historik, Ibrahim Rugova, një mik juaji, në frymën e lirisë, të demokracisë e të pavarësisë që kishte kultivuar ai mbi traditat më të mira demokratike, duke përfshirë edhe traditat franceze.Kosova e pavarur dhe demokratike, me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, do të ndërtohet mbi traditat më të mira demokratike perëndimore, një pjesë e të cilave e kanë djepin në vendin Tuaj, në Francë.Ju lutem, z. President, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Dr. Fatmir SejdiuPresident i Kosovës

This site is registered on wpml.org as a development site.