Pragë – Pakica serbe në veri të Kosovës nuk mund të llogarisin në një status të veçantë për zonën e tyre, u tha gazetarëve, Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, në konferencën e Forumit 2000 në Pragë, që u mbajt sot nën patronazhin e ish-presidentit çek Vaclav Havel.
As ndarja e vendit e as transferimet e banorëve të saj mund të merret në konsideratë, shtoi ajo.
Jahjaga tha se Kosova do të ndjekë planin e ish-presidentit finlandez dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisaari.
Ajo gjithashtu tha se dialogu është instrumenti i vetëm për të arritur qëllimin e integrimit të rajonit në strukturat Euroatlantike.
Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në mënyrë të njëanshme në shkurt 2008. Qeveria çeke e ka njohur Kosovën e pavarur në maj të të njëjtit vit.
Megjithatë, Presidenti çek Vaclav Klaus është ende kundër këtij hapi diplomatik. Sipas informatave të CTK ai nuk do të takohet me znj. Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në Pragë.
Pakica serbe që jeton në veri të Kosovës refuzon ta njohë sovranitetin e Kosovës.
Qeveria e Kosovës nuk i kishte nën kontroll dy kalime kufitare me Serbinë. Vetëm në mes të shtatorit, zyrtarët doganor të Kosovës të mbështetur nga policë nga misioni i EULEX-it mori kontrollin e vendkalimeve kufitare. Megjithatë, serbët e Kosovës janë ende duke i bllokuar rrugët për tu qasur në to.
Këto vende ishin një portë e hapur për kontrabandë dhe veprime të grupeve ilegale të krimit të organizuar për 12 vjet, dhe në këtë mënyrë buxheti dhe ekonomia e Kosovës u dëmtuan seriozisht, tha znj. Jahjaga, një ish-oficere e lartë policore e cili u bë kreu i shtetit pas zgjedhjeve parlamentare këtë vit.
Përgjigja e vetme vendosja e sundimit të ligjit, jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë vendin, ajo theksoj.
Jahjaga gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të respektojnë rregullat e vlefshme në BE.
Serbët e Kosovës duhet të shpërbëjnë grupet e tyre ilegale të apo, siç i quajnë , grupe “paralele” në territorin e Kosovës, tha ajo. Ky hap do të ndihmojë një integrim të plotë të të gjitha komuniteteve, duke përfshirë atë serb, shtoi ajo.
Plani i Ahtisarit duhet të zbatohet plotësisht si e vetmja përgjigje për ankesat e pakicës serbe, tha znj. Jahjaga.
Për më tepër, zgjedhjet lokale duhet të mbahen në tri lokalitetet e trazuara të banuara nga pakica serbe që të kenë përfaqësuesit e zgjedhur të cilët do të flasin në emër të njerëzve në këtë pjesë të Kosovës dhe të cilët në të njëjtën kohë do të respektojnë ligjet e Kosovës, tha ajo.
Kosova është bërë një shembull i mirë i paqes dhe stabilitetit në rajon, Jahjaga gjithashtu vuri në dukje.
Ajo, megjithatë, ka pranuar se marrëdhëniet me Serbinë janë të komplikuara.
Jahjaga kujtoi se bisedimet ndërmjet Qeverive të Kosovës dhe të Serbisë, e cila ishte nisur në Bruksel nën mbikëqyrjen e BE-së disa kohë më parë, u ndërprenë së fundmi (pas shpërthimit të fundit të dhunës në veri të Kosovës).
Një dialog është mënyra më e mirë dhe e vetme për vendet me një të kaluar të tillë që ishin në luftë me njëra-tjetrën, tha ajo.
Plani i Ahtisaarit i vitit 2007 parashihte një pavarësi të kufizuar të Kosovës nën mbikëqyrjen ndërkombëtare në fillim dhe me të garantohej mbrojtja e të gjitha pakicave që jetojnë në territorin e Kosovës.