presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i paraqiti dorëheqjen Presidentit Sejdiu

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Zait Xhemajli i paraqiti sot Presidentit të Republikës së Kosovës, dr.Fatmir Sejdiu, dorëheqjen nga pozita e tij.

Në tekstin e tij të dorëheqjes, z. Xhemajli shkruan: I nderuari President Ju njoftoj se jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Dorëheqjen e paraqes për arsye personale, respektivisht për shkak të ngarkesës me punë dhe angazhimeve të tjera, si dhe për shkak të moshës.I falënderoj të gjithë anëtarët e Komisionit për bashkëpunim dhe korrektësi, sikurse edhe organet e tjera për mbështetjen në punën tonë si KQZ. Mbetem i përkushtuar për kryerjen e çdo detyre që do të ma besoni, nëse vlerësoni se angazhimi im është i nevojshëm. 

This site is registered on wpml.org as a development site.