presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Jahjaga: Vepra e dëshmorëve është udhërrëfim i përjetshëm i gjithë neve

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për vizitë në SHBA, i është drejtuar me një telegram familjes Jashari, me rastin e përvjetorit të betejës së lavdishme të 5, 6 e 7 marsit 1998.

Në telegram thuhet:

E nderuara familje Jashari,

Në pamundësi për të marrë pjesë në Manifestimin e Epopesë së UÇK-së për shkak të vizitës jashtë shtetit, me pietet të lartë ju shpreh nderimet dhe respektin për veprën e lavdishme të Komandantit Legjendar të UÇK-së, Heroit të Popullit, Adem Jashari, sakrificës sublime të familjes Jashari dhe të të gjithë dëshmorëve të UÇK-së që simbolizohet në këtë ditë të madhe.
Përkushtimi i heronjve dhe  atdhedashuria, mbesin udhërrëfim për ne, janë bazament i shtetësisë dhe pavarësisë së Republikës së Kosovës, i lirisë që gëzojmë sot.

Ne në punën tonë inspirimin dhe forcën për të ecë përpara dhe për t’i kapërcyer të gjitha vështirësitë, e marrim tek këta heronj, te këta bijë dhe bija më të shtrenjta të Kosovës.

Vepra e dëshmorëve është udhërrëfim i përjetshëm i gjithë neve.

Lavdi  e përmotshme,

Atifete Jahjaga
Presidente e Republikës së Kosovës

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.