...

Behgjet Pacolli

BEHGJET PACOLLI

PRESIDENT I REPUBLIKËS SË KOSOVËS - (22 SHKURT - 30 MARS 2011)

Behgjet Isa Pacolli

I lindur me 30 gusht 1951, në Marec, Komuna Prishtinë.

I biri i Isës dhe Nazmijes.

I martuar me Zonjën Masha Pacolli

Prind i gjashtë fëmijëve, Arbreshës, Selenes, Hanës, Isës, Diarit dhe Armanit

 

Edukimi:

Edukimi fillestar dhe i mesëm, Prishtinë (dy shkolla të mesme, Normalen dhe Gjimnazin në Prishtinë).

1970-1973 Institut für Außenhandel, Hamburg Universitat, Instituti i Tregëtisë së Jashtme,Universiteti i Hamburgut.

1982-1983 Master në Marketing dhe Menaxhment, Instituti Mösinger Zurich.

 

Profili Profesional

1974-1975 Korrespondent për gjuhë të huaja pranë Drejtoratit për Zhvillim, Kombinati i Tekstilit, Gjilan.

1976 Drejtor komercial i Kompanisë Peter Zimmern Austri.

1977-1983 Drejtor Komercial rajonal Interplastica Engineering SA Zvicer

1983-1990 Drejtor gjeneral në Interplastica Engineering SA,Morbio Inferiore Zvicer

1990-2023 Themelues dhe Kryesues i Drejtorateve të Grupit “Mabetex Project Engineering” Lugano, Zvicër

e cila nën umbrellën e saj mban shoqërit si:

• CRS-Credito per lo sviluppo e ristrutturazione, Lugano Zvicër,
• Mabco Construction, Zvicër, Swiss Diamond Hotel Management,
• Krueger Hoch –Tiefbau, Berlin,
• Interfin Finance Londër,
• Mabetex International,(përfaqësitë në 18 vende të botës),
• Aksionar magjoritar në Bankën Ekonomike, Prishtinë, BK Anstalt Lichtenstein,
• Diamond Travel

 

Angazhime të tjera:

Sponsor kryesor i Fondacionit Aleksandër Moisiu
Themelues i Fondacionit dhe Shtëpive të Fëmijëve “Bambini Di Sakha”.

Themelues i SEED, Fondacioni për Zhvillim Ekonomik të Evropës Juglindore, Uashington

Anëtar (truster member) i Qendrës për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike CSIS (Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare), Uashington,

Themelues i Fondacionit “Ibrahim Kodra”, Lugano

Themelues & sponzor i Fondacioni “Behgjet Pacolli”, Prishtinë;

Themelues dhe Kryetar i Partisë Politike Aleanca Kosova e Re, AKR (2007);

Deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës 2007-2010, 2010-2014, 2017-2021, 2021-prezent.


Aktivitetet Humanitare:

Veprimtari humanitare në fushën e edukimit të të rinjve, mbështetje financiare për shërim jashtë vendit, mbështetje financiare familjeve në nevojë, ndërtim objektesh të ndryshme banimi për familjet në nevojë, ndërtim shkollash, universitetesh, monumentesh të trashëgimisë etj., të tilla si:

1993 – Themelues dhe sponsor i spitalit për strehimin dhe kujdesin e fëmijëve të braktisur të lindur me probleme fizike në Sakha);

1999 – Në bashkëpunim me zonjën Fanfani dhe Fondacionin Fëmijët e Paqes, ndërhyrje masive në dhënien e ndihmave në Kukës, Ivangrad e gjetkë, për të dëbuarit nga Kosova;

1999 – Përkrahja e spitaleve në Kosovë me barna dhe preparate mjekësore;


2000-2004 Financim për ndërtimin e infrastrukturës së TMK-së në Prishtinë dhe kontribut në paisjen profesionale të saj;

2005 – Mbështetje për ndërtimin e Qendrës Memoriale në fshatin Penuhë të Podujevës;

2004 – Lirimi i pengjeve në Afganistan (rasti Shqipe Hebibi);

2005 – Projektues, sponsor dhe financues i gjithë strukturës së Universitetit Amerikan AUK në Kosovë;

2006 – Lirimi i gazetarit të marrë peng në Afganistan Gabriele Torsello;

2008-2011 – Lobim i përhershëm për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur (mbi 20 njohje);

2007 – Kontributi në lirimin e 23 pengjeve koreane në Afganistan;

2015 – Mbështetje për ndërtimin e Parkut “Ali Podrimja” në Gjakovë;

2009 – Financues i zgjerimit të Fakultetit Filozofik në Prishtinë;

Financues i projekteve të kulturës dhe trashëgimisë në Kosovë;
Sponsor sportiv në Kosovë;
Bursa të vazhdueshme (në Kosovë dhe jashtë saj);
Kontributi i përgjithshëm në ndërtimin e banesave për familjet me të ardhura të ulëta;
Asistencë për dërgimin e dhjetëra pacientëve në vit për kurim jashtë vendit;
Ndihma sociale për personat me aftësi të kufizuara dhe në nevojë (paga mujore);
Ndërtimi i rrugëve dhe parqeve të ndryshme
Krijimi i muzeut Ibrahim Kodra në Lugano/Zvicër
Ndihma të përditshme për njerëzit në nevojë;

 

Vlerësimet:

– Dekorime TMK;
– Dekorime dhe Nderime nga Universiteti i Teknologjisë Rochester (Rochester);
– Dekorata nga AUK (Universiteti Amerikan në Kosovë)
– Dekorata të larta nga Shteti i Perusë, Presidentit të Perusë;
– Dekorimi më i lartë shtetëror i Federatës Ruse (vlerësimet në arkitekturë),
– Qytetar Nderi i Astanës, Republika e Kazakistanit;
– 2009 – Ambasador i Paqes (Federata Universale e Paqes);
– 2010 Knight of Global Peace of the Millenium; dhënë nga Centro Internazionale per la Pace fra i Popoli (Qendra Ndërkombëtare për Paqen midis Popujve)
Mirënjohje nga Fondacioni Nelson Mandela;
Mirënjohje nga Iniciativa Globale e Fondacionit Klinton.
Dekuruar me Dekoraten “Nderi i Kombit” i Republikës së Shqiperisë,
Dr. Honoris Causa nga Universiteti i UIT Tiranë,
Dr.Honoris Causa nga Universiteti shtetëror i Vlores
Qytetar nderi i Lezhës,Vlorës, Tiranës, Kuksit dhe Korqës

Dekuruar me çmimin “Gusi Peace Price“ Manila, mirënjohje për lirimin e diplomatit të Filipineve në Afganistan,
Dr.Honoris Causa nga universiteti i Bangkokut

Gjuhët;

Gjuha amtare: shqip;
Gjuhët e huaja: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, rusisht, spanjisht, serbo-kroatisht.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.