presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

I filloi punimet konferenca “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”

Vilnius, 30 qershor 2011 – Në Vilnius të Lituanisë sot paradite i filloi punimet konferenca “Gratë përforcojnë demokracinë: praktikat më të mira”, e organizuar nga presidentja e Lituanisë, Dalia Grybauskaite dhe presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Në konferencë po merr pjesë edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, krahas një numri të madh të grave lidere nga shumë shtete të botës dhe personalitete të tjera të jetës politike. Në fillim të konferencës, Presidentja Jahjaga u prit nga organizatoret, presidentet, Dalia Grybauskaite dhe Tarja Halonen. Pasdite, Presidentja Jahjaga do të udhëheqë një sesion të konferencës dhe do t’i drejtohet pjesëmarrësve me një fjalim. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.