...

Guvernatorja e Përgjithshme e Australisë, Sam Mostyn, uron Presidenten Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi nga Guvernatorja e Përgjithshme e Komonuelthit të Australisë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e saj, Guvernatorja e Përgjithshme ka përgëzuar Presidenten Osmani për lidershipin e saj në avancimin e Agjendës për Gratë, paqen dhe Sigurinë (WPS) në Kosovë, duke theksuar se përfshirja e plotë e grave në proceset e ndërtimit të paqes dhe vendimmarrjes është thelbësore për paqe dhe siguri të qëndrueshme.

Guvernatorja Mostyn ka shprehur gjithashtu besimin se marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve do të vazhdojnë të forcohen dhe të zgjerohen në vitin në vijim, duke ofruar mundësi të reja për bashkëpunim dhe partneritet në fusha me interes të përbashkët.

Thank you, Governor General! 🇽🇰🇦🇺

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.