...

Presidenti Karis uron Presidenten Osmani për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Estonisë, Alar Karis, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, Presidenti Karis ka vlerësuar marrëdhëniet e ngrohta dhe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve dhe ka theksuar përkushtimin e tij për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit dhe partneritetit në të ardhmen.

Tutje, Presidenti estonez ka theksuar se, përballë sfidave globale, është më e rëndësishme se kurrë të thellohet bashkëpunimi për të promovuar paqen dhe sigurinë, jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë.

Aitäh, härra president! 🇪🇪

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.