DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Gjykata Kushtetuese nuk e ka hedhur poshtë dekretin e Presidentes

Lajmi i publikuar në disa mediume se “Kushtetuesja hedh poshtë dekretin e Presidentes për shkarkimin e Avni Kastratit si ambasador i Kosovës në Slloveni”, është i pasaktë. Në fakt, Gjykata Kushtetuese fare nuk e ka bërë vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës është njoftuar sot nga Gjykata Kushtetuese se parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese ka pretenduar se gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me Kushtetutë.

Si rrjedhojë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta kthej këtë çështje në Rivendosje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Pra, në asnjë rrethanë nuk kemi të bëjmë me hedhje poshtë të dekretit të Presidentes, meqë Gjykata Kushtetuese nuk ka bërë vlerësim të kushtetutshmërisë së dekretit të Presidentes. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.