presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i presidentit Thaçi në ceremoninë e gradimit të pesë pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë në Batalionin e Parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës

I nderuari Ministër i FSK-sëI nderuari Komandant i FSK-sëTë nderuar përfaqësues të KFOR-it e të NATO-s, gjeneral HopmanTë nderuar familjarë të pjesëtarëve të FSK-sëTë nderuar pjesëtarë të FSK-sëZonja dhe zotërinj,Më lejoni që t’ju uroj për këtë hap tjetër të madh të FSK-së drejt ndërtimit të një force profesionale, gjithë-përfshirëse, ku gjejnë vend të gjitha komunitetet e Kosovës dhe që është në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Sot shënojmë gradimin e pesë pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.Të gjithë vijnë nga komunitetet jo-shumicë, duke e shtuar kështu prezencën e tyre në FSK dhe duke kontribuar në realizimin e aspiratës që kemi për forcën tonë të sigurisë.Pasi kanë kaluar trajnimet dhe testet e parapara, këta pesë pjesëtarë të FSK-së nga sot do të mbajnë gradën e nën-oficerit të FKS-së.Trajnimet dhe testet nëpër të cilat kalon çdo pjesëtar i FSK-së janë të përgatitura nga NATO, sipas standardeve të NATO-s.Me këtë synohet profesionalizmi i FSK-së i nivelit të NATO-s.Pjesëtarët që gradohen sot vijnë nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë.Me këtë realizojmë aspiratën tonë për një forcë multi-etnike, gjithëpërfshirëse.FSK me këtë e tregon edhe një herë se është shtëpi e të gjithëve.Me angazhimin e vet gjatë tërë këtyre viteve, FSK tregon se është forcë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, në çdo kënd të Kosovës.Zonja dhe zotërinj,FSK ka ngritur nivelin e profesionalizmit dhe përgatitjes në shkallën më të lartë.Ka kryer me përgjegjësi, me profesionalizëm, me pa-anshmëri, çdo detyrë që i është dhënë deri tani.FSK është bërë forcë që gëzon besim nga të gjithë qytetarët.Është bërë institucion që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, për jetë të qetë dhe të sigurte të të gjithë qytetarëve.Duke parë këto të arritura të FSK-së, jemi të bindur se kjo forcë është e gatshme të marrë përgjegjësi të reja, detyra të reja, dhe të kontribuojë për paqen e sigurinë përtej Kosovës.Si Kosovë synojmë që nga një konsumues i resurseve të sigurisë të NATO-s, të kthehemi në kontribuues për sigurinë në rajon e më gjerë, që së bashku me NATO-n të punojmë për paqen në botë.Jemi duke bashkëpunuar ngushtë me NATO-n dhe partnerët tonë që të realizojmë këtë transformim dhe këtë aspiratë.Jemi mirënjohës për përkrahjen që na është dhënë dhe për besimin që na është treguar.Ky është obligim për ne të gjithë, për FSK-në në veçanti, që të vazhdojmë në rrugën që kemi nisur.Ambasadorët e Këshillit Veri-Atlantik, gjatë vizitës së tyre këtë muaj, në Kosovë, dëgjuan për të arriturat e FSK-së.Jemi mirënjohës për vizitën dhe për konfirmimin e bashkëpunimit që kemi marrë nga ambasadorët.Jemi në rrugë të drejtë.Na mbetet të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, me të njëjtin profesionalizëm.Pjesëtarëve të FSK-së që gradohen sot, ju uroj suksese në karrierën e tyre.Jeni shembull për komunitetet tuaja, por jeni shembull edhe për të gjithë Kosovën.Shtetin tonë e ndërtojmë me punë, me angazhim, me profesionalizëm, me bashkëpunim në mes të gjithë neve.Suksese juve dhe tërë FSK-së. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.