Jam mëse e nderuar dhe emocionuar nga kjo vizitë në shkollën Ismajl Qemali, shkollë në të cilën u tha me të drejt, i kam hapat e parë. Është nder i veçantë e po ashtu emocion i veçantë të takoj arsimtarët, mësuesit, kujdestarin e klasës e shumë e shumë njerëz me të cilët kam kaluar momente të jashtëzakonshme të jetës sonë dhe momente jo të lehta. Më kujtohet dita e parë kur erdha të regjistrohem në shkollë dhe ajo zyra e vogël ku nxënësit pyeteshin në qoftë se i dinë shkronjat e para me një piano të vogël pastaj i organizonim koncertet dhe këngët për Kosovën në një kohë kur të këndosh për Kosovën ka nënkuptuar ta rrezikosh jetën tënde, prandaj të gjithë ata mësues, mësuese, arsimtare e arsimtar, drejtor e drejtoresha sepse në ndërkohë ka pas shumë të tillë që kanë dhënë gjithçka, por për ne mbrojtësit më të mirë dhe prindërit të dytë në një kohë tejet të vështirë dua t’i falënderoj nga zemra për këtë kontribut të jashtëzakonshëm që kanë dhënë.
Të shkosh në shkollë në vitet e 90-ta ka qenë më shumë sesa vetëm shkollë, ka qenë më shumë sesa vetëm kauzë për edukim e shkollim. Ka qenë mbi të gjitha kauzë për liri sepse ne e dëshmonim shpirtin tonë liridashës si popull, e dëshmonim këmbënguljen tonë për liri e pavarësi duke mos hequr nga e drejta jonë për arsim edhe kur ata na dëbuan nga shkolla. SHumë prej juve që jeni sot këtu ulur ju kujtohen ditët kur na dëbuan nga shkolla, kur u detyruam të shkojmë nëpër shtëpi-shkolla e pastaj në ndërtesa të tjera ku vetëm që ta kalonim oborrin duhej shumë e shumë ujë deri në gjuj ta kalonim por i kishim gjithnjë përvec familjeve tona edhe shumë nga arsimtarët e mësuesit të cilat na jepnin forcë përvecse na jepnin dituri.
Këtë kontribut të jashtëzakonshëm të njerëzve që kanë rrezikuar gjithçka për ne po e përmendi sot qëllimisht sepse fatkeqësisht shpeshherë harrohet që kemi kaluar nëpërmjet një 10 vjetëshi tëpër të rëndë gjatë viteve të 90-ta kur neve na mohoheshin të drejtat elementare duke përfshirë e drejta për arsim. Por ka qenë këmbëngulja e këtij populli, këmbëngulja e arsimtarëve, mësuesve të cilët punonin pa asnjë cent e pa kompensim që e dëshmoj që asgjë nuk mund ta thyej shpirtin e një populli i cili dëshiron të jetojë i lirë e asgjë nuk mund ta thyej vullnetin e fëmijëve, arsimtarëve për t`u arsimuar e për t’u edukuar. Pas atyre peripetive ne jemi 23 vite të lirë. Kemi kaluar shumë sfida, por sot e rëndësishme është që të gjithë t’i bashkojmë forcat që këta fëmijë të vegjël të kenë një të ardhme shumë më të ndritur që ata kurrë mos të përjetojnë atë që kemi përjetuar ne dhe ata ta kuptojnë sic u tha me të drejt në fillim që me punë e me mund arrihet gjithçka.
Në shkollë, do të kalonim momente të jashtëzakonshme, momente të bukura e nganjëherë edhe momente pakënaqësie kur ndoshta nuk e merrni notën që e dëshironi, por kjo asnjëherë nuk duhet të shërbej si pengesë për të arritur dhe realizuar ëndrrat tuaja. Ne përgjatë atyre viteve që ishim në shkollën Ismajl Qemali kemi pasur probleme, pengesa të shumta, kushtet kanë qenë shumë më të rënda. Sot ju e keni një shkollë shumë më të bukur, në kushte shumë më të volitshme, keni arsimtar e mësues që ju përkrahin në rrugëtimin tuaj prandaj mos e ndalini punën, mos ndalini zellin e mbi të gjitha mos i ndalin ëndrrat tuaja.
Në veçanti dua t’inkurajoj vajzat e vogla, vajzat që sot janë në këtë shkollë duke ndjekur mësimin por edhe vajzat anë e kënd Kosovës që asnjëherë mos ta ndalin hapin pavarësisht pengesave që dikush mund t’i vendos në rrugën tuaj, ju mund të bëni çfarëdo që ju dëshironi. Nuk ka profesion e nuk ka të arritur që vajzat nuk mund ta bëjnë në mënyrë të shkëlqyeshme dhe besoj që shumë vajza që kanë dal nga kjo shkollë që sot shkëlqejnë në arsim, kulturë, art, në diplomaci e në shumë fusha të ndryshme, tashmë e kanë dëshmuar këtë dhe ju keni shumë shembuj për të parë por gjithnjë bazohuni edhe në forcën tuaj, në këmbëngulësinë tuaj e mbi të gjitha në punën që ju e bëni.
Natyrisht që ashtu siç e diskutuam me kryetarin në takimin e mëhershëm që një shoqëni mund të ec përpara vetëm kur e prioritizon arsimin. Nuk ka asnjë shtet në botë që ka arrit të ketë sukses në qoftëse nuk e ka vendosur arsimin si prioritet të parë, në qoftë se nuk e ka kthyer edhe mendjen por edhe buxhetin pikërisht nga arsimi, prandaj unë jam sot këtu për të treguar edhe përkushtimin e plotë të institucioneve tona që ta kemi pikërisht këtë lloj investimi në sistemin tonë arsimor, që të rinjtë tanë, të rejat tona, të vegjlit tanë të kenë sa më shumë kualitet në procesin arsimor, të kenë sa më shumë mbështetje dhe të bëhen anëtar të dobishëm të shoqërisë sonë sepse hapat e parë sic e dini janë hapat më të rëndësishëm dhe këtë jo vetëm se po e themi ne, por edhe shkenca e ka dëshmuar që sa më shumë vite që të kalojnë fëmijët në edukimin e hershëm do të ketë edukim kualitativ në vitet e para, përqindja e dobisë së tyre si anëtarë të dobishëm të shoqërisë rritet shumëfish më shumë. Kjo është dëshmuar në shtet më të zhvilluar e ne mjafton të mësojmë nga këto shtet nga këto shtet të cilët e kanë mundur papunësinë, këto shtet që e kanë rritur kualitetin e arsimit gjithnjë duke u siguruar që të investojmë në fëmijët tanë është rruga më e drejtë, është rruga më e ndritshme drejt suksesit të një shteti.
Edhe njëherë unë dua t’i falënderoj gjithsecilin prej jush, mësuesen time të parë, arsimtarët e shumtë që sot janë këtu, kujdestarin e klasës, drejtoreshën që sot është këtu, mësueset e reja, mësuesit e rinj, arsimtarët dhe arsimtare e reja që ndërkohë janë bashkuar këtu kolektivit arsimor, dhe t’i inkurajoj që mos të ndalin me punën e tyre sepse pas disa vitesh do t’i shihni rezultat dhe frytet e punës tuaj sado që në fillim u duket se jo, do t’i shihni ato rezultate dhe mbi të gjitha shkaku juaj dhe i punës tuaj, do të shihni nxënës e student të jashtëzakonshëm që nesër e pasnesër do ta dërgojnë Kosovën por dhe vendet e tjera të botës sepse të rinjtë tanë mund të kontribuojnë çdo kund me talentin e tyre duke na shpirë përpara dhe do të ndiheni gjithsecili krenar për kontributin që e keni dhënë jo vetëm në jetën e një individi por për kontributin që e keni dhënë për shtetin tuaj për gjatë gjithë këtyre hapave si presidente e vendit do të jem pranë jush jo vetëm për t’i qarë hallet dhe për të bashkëbiseduar por për t’u siguruar që i zgjidhim bashkërisht të gjitha problemet dhe merremi bashkërisht me të gjitha sfidat me të cilat ju përballeni. Suksese të gjithë nxënësve, sa më shumë suksese të shkëlqyeshme, sa më shumë sjellje shembullore, aq më shpejt e aq më lehtë do të realizohen ëndrrat tuaja.
Faleminderit për mikpritjen sot!