presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Jahjaga në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian

Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, sot është mbajtur takimi i dytë i Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian. Temë e takimit të sotëm ishte “Agjenda evropiane e Republikës së Kosovës dhe procesi i liberalizimit të vizave”.

Në takim morën pjesë edhe kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaçi, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Samuel L. Zhbogar, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Isa Mustafa, zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Slobodan Petroviq, ministrat Vlora Çitaku e Bajram Rexhepi, përfaqësues të institucioneve e anëtarë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane. Në vijim po japim fjalimin e Presidentes Jahjaga në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrim Evropian:  I nderuari Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Krasniqi,I nderuari Kryeministër z.Thaçi,I nderuari z.Zhbogar,I Nderuar Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovë, z.Mustafa,I Nderuar Zv.kryeministër Petroviq,Ministre Çitaku dhe Ministër Rexhepi,Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane,Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,Ju dëshiroj mirëseardhje në takimin e dytë të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, me temën: Agjenda evropiane e Republikës së Kosovës dhe procesi i liberalizimit të vizave.Pjesëmarrja e juaj në këtë Këshill tregon përcaktimin dhe vizionin tonë të përbashkët për një proces gjithëpërfshirës të integrimit, që përmes diskutimeve dhe propozimeve të kemi një pasqyrë të qartë se ku jemi dhe si të ecim përpara. Dëshiroj ta filloj këtë takim duke ngritur disa nga çështjet që i kemi diskutuar në takimin themelues të këtij Këshilli:Të gjithë ne shprehëm përkushtimin tonë për të kontribuar në përshpejtimin e dinamikës së integrimit evropian duke bashkuar përpjekjet tona për realizimin sa më të suksesshëm të këtij procesi, në zbatimin e kritereve dhe në përmbushjen e obligimeve në rrugën tonë drejte anëtarësimit në Bashkimin Evropian.Republika e Kosovës aspiron të jetë anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian. Kjo varet nga të gjithë ne: institucionet, partitë politike, shoqëria civile, komunitetit akademik dhe i biznesit, dhe nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Bazuar në përvojat e vendeve të cilat kanë kaluar nëpër këtë proces, konsensusi gjithëpërfshirës në përmbushjen e agjendës Evropiane është domethënës, dhe ai  do të fuqizohet në të ardhmen.Viti 2012 shënon progresin në agjendën Evropiane të Republikës së Kosovës dhe të konkretizimit të perspektivës Evropiane të vendit. Siç e dini, në takimin përurues të këtij Këshilli, Komisioneri Fule lansoi  formalisht Studimin e Fizibilitetit për Kosovën. Fillimi i Studimit të Fizibilitetit paraqet një hap përpara në marrëdhëniet Kosovë – BE dhe në avancimin e agjendës Evropiane të vendit. Ky proces i paraprinë vendosjes së marrëdhënieve kontraktuake ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian përmes fillimit të negocimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA).Gjatë muajit të kaluar ne kemi mirëpritur në Kosovë Misionin Vlerësues të Komisionit Evropian për Studimin e Fizibilitetit, anëtarët e të cilët kanë shfaqur përshtypje pozitive për zhvillimet në vendin tonë. Misioni Vlerësues ka qenë hap i radhës pas Pyetësorit për Studim të Fizibilitetit, ku të gjitha institucionet e vendit, të nivelit qendror dhe lokal, kanë kontribuar në përgatitjen e përgjigjeve.Me procesin e liberalizimit të vizave të gjithë qytetarët e Republikës se Kosovës do të kenë mundësi të lëvizin pa pengesa ne vendet e Bashkimit Evropian, vendi ynë duhet të punojë edhe me shume ne arritjen e sukseseve duke thelluar reformat në forcimin e institucioneve demokratike, në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Dhe përfundimisht, në fushën e liberalizimit të vizave, duhet të vazhdojmë të kemi progres të mëtutjeshëm në sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimit, të drejtave fundamentale.Ky vendim sjell një mesazh të qartë te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se edhe ata gëzojnë perspektivën Evropiane ashtu si edhe qytetarët e vendeve të tjera në Rajon. E mirëpres faktin se Studimi i Fizibilitetit por dhe Dialogu për Liberalizim të Vizave për Kosovën do të udhëhiqen sipas modelit që është në një vijë me politikën e zgjerimit të BE-së dhe perspektivën Evropiane të Ballkanit Perëndimor.Në këtë proces prej fushave më sfiduese dhe të menjëhershme për Studimin e Fizibilitetit u rekomandua reforma e administratës publike, sundimi i rendit dhe ligjit, reforma zgjedhore dhe integrimi i plotë i komuniteteve, fusha këto të rëndësishme për të pasqyruar progres në agjendën Evropiane.Tanimë është mbi të gjithë ne që fokusi të përqendrohet në reforma dhe të vazhdojmë në përmbushjen e kritereve dhe obligimeve të përcaktuara në këtë udhërrëfyes, duke konsoliduar arritjet në të gjitha fushat në kuadër të agjendës Evropiane të Republikës së Kosovës.  Të nderuar,Kam kënaqësinë të vlerësoj se procesi i liberalizimit të vizave është mbështetur nga të gjitha institucionet, nga i gjithë spektri politik, dhe nga të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës.Momentumi në avancimin e agjendës evropiane të vendit duhet të mbahet. Në agjendën tonë të Integrimeve Evropiane, ne presim po ashtu një vlerësim pozitiv të Studimit të Fizibilitetit për MSA-në në vjeshtë të këtij viti. Marrëveshja për Stabilizim-Asociim do të forcojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, që përbën fillimin në rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe drejt adoptimit të plotë të normave dhe Standardeve Evropiane.  Për më tepër, MSA shënon gjithashtu një hap të rëndësishëm edhe për nxitjen e investimeve të jashtme dhe krijimin e kushteve sa më të mira për zhvillim ekonomik të vendit.  Të nderuar anëtarë të Këshillit,Ne kemi përkrahur nismën që Ministria e Integrimeve Evropiane së bashku me Komisionin e Kuvendit për Integrime Evropiane të krijojnë Task-Forcë-n për Integrime Evropiane, në mënyre që të hartohet Strategjia Kombëtarë e Republikës së Kosovës për Integrime Evropiane, duke siguruar konsensus të plotë me të gjithë akterët e shoqërisë Kosovare të përfshirë  në këtë proces.Ne gjithashtu e vlerësojmë suksesin e arritur në përmbushjen e kushteve drejt marrëveshjes për tregti të lirë ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Të nderuar pjesëmarrës,Agjenda evropiane e Republikës së Kosovës duhet të avancohet dhe të shndërrohet në një plan të punës për të gjithë shoqërinë e Kosovës. Ne po bëjmë progres në këtë drejtim. Unë ju ftoj që përmes diskutimeve dhe propozimeve konkrete të japim kontributin në këtë temë.Gjithashtu, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time, tuajën dhe të gjithë qytetarëve për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare, përfshirë këtu edhe Presidencën Daneze, për konfirmimin e përkrahjes në aspiratën e Kosovës për integrim dhe për mbështetjen e politikës së Zgjerimit të BE-së në Rajon. Të nderuar pjesëmarrës,Vendi ynë Republika e Kosovës dje arriti një sukses të madh në konsolidimin e institucioneve demokratike, në shtetndërtimin e saj, pasi Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën konstatoi se janë plotësuar të gjitha kushtet paraprake që të hiqet pavarësia e mbikëqyrur.Ky është një sukses i përbashkët i yni: i institucioneve qendrore dhe lokale, i partive politike i të gjithë qytetarëve të vendit, është edhe një sukses i misionit ndërkombëtar se është arritur shkallë e lartë e demokratizimit të shoqërisë dhe se Republika e Kosovës, shtet sovran dhe i pavarur me subjektivitetin e saj të plotë ndërkombëtar është bërë faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, shtet demokratik që jep kontributin e vet në të gjitha proceset globale.Përligjja e plotë e këtij procesi në muajin shtator e rrit procesin e njohjeve, mundëson që Kosova çdo kund dhe në çdo rast të prezantohet dhe përfaqësohet vet dhe, që është më e rëndësishmja, Republika e Kosovës ndjek agjendën e rregullt të anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian me gjithë faktin që ende nuk jemi pranuar nga 5 vende anëtare.Ju faleminderit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.