presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALIMI I PRESIDENTES JAHJAGA NË HAPJEN E KONFERENCËS SË DYTË NDËRFETARE NË KUADËR TË JAVËS SË PAJTIMIT DHE TOLERANCËS NDËRFETARE

Ju dëshiroj mirëseardhje në konferencën e dytë ndërfetare, një ngjarje tradicionale që synon të forcojë dialogun ndërfetar në Kosovë dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes shtetit laik dhe komuniteteve fetare në Kosovë.

Të nderuar udhëheqës të institucioneve të Republikës së Kosovës,Udhëheqës të bashkësive fetare në Kosovë,Ambasadorë dhe shefa të misioneve ndërkombëtare në Kosovë,Mysafirë të nderuar,  Zonja dhe Zotërinj,Ju dëshiroj mirëseardhje në konferencën e dytë ndërfetare, një ngjarje tradicionale që synon të forcojë dialogun ndërfetar në Kosovë dhe ndërtimin e besimit të ndërsjellë mes shtetit laik dhe komuniteteve fetare në Kosovë.Këtë vit, organizatorët e kësaj konference dhe përkrahësit e saj kanë zgjedhur të tubojnë studiues, praktikantë dhe ekspertë të fushave të ndryshme për të diskutuar rreth rolit dhe kontributit të besimit fetar në shoqëritë sekulare dhe ndërtimin e një marrëdhënie të mirëfilltë mes laicitetit dhe lirisë për të praktikuar fenë, e cila do të garanton bashkëjetesë dhe harmoni për të gjithë qytetarët e Kosovës, besimtarë dhe jobesimtarë.E prirë nga kjo bindje, kam kënaqësinë që ndaj me ju disa vrojtime pikërisht këtu në Prizren, në këtë qytet që ngërthen traditën tonë të pasur kulturore, në këtë qytet ku thirrja për vaktin e faljes shkrihet në tingujt e kambanave të kishës. Në vendin që grumbullon nën një kulm kështjellën mesjetare, kishat ortodokse serbe të shekullit 14-të, selinë e Kishës Katolike të Kosovës dhe xhaminë madhështore të Sinan Pashës. Si shtet i ri, Kosova përballet me shumë sfida në rrugën e saj për krijimin e një demokracie kuptimplotë, për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar. Megjithatë, qytetarët e Kosovës janë përballur me këto sfida me entuziazëm dhe shpresë duke e perceptuar dhe kuptuar këtë rrugëtim si shansin tonë historik për të krijuar shtet të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare.Para një kohe, ne ishim të përfshirë në luftë që prapa la plagë të thella, dhe shumë çështje të pazgjidhura, përfshirë edhe nevojën për të rindërtuar marrëdhëniet që mbajnë shoqërinë tonë të bashkuar, dhe për të adresuar mosbesimin e mbjellë mes nesh. Për të tejkaluar këtë trashëgimi të luftës, përvetësuam qasjen e bazuar mbi traditën tonë të bashkëjetesës e cila është më e gjatë se periudha e mosmarrëveshjeve, idenë se paqja dhe stabiliteti nuk mund të ndërrohen nën kërcënim dhe trysni, se prosperiteti ekonomik dhe vlerat e idealet e demokracisë nuk mund të realizohen pa përfundimin e armiqësisë.Për të përcaktuar këtë rrugë drejt qëllimit tonë të krijimit të një Kosove shtëpi të të gjithë qytetarëve të saj, shembull e morëm traditën tonë të shumëllojshmërisë së kulturave dhe bashkëjetesës mes tyre që e kultivuan të parët tanë.Të nderuar të pranishëm,Është pikërisht kjo frymë e bashkëjetesës dhe vlerat e feve tradicionale në Kosovë që duhet të jenë busulla jonë në ndërtimin e mëtejshëm të shtetit tonë të ri. Kushtetuta jonë, që na obligon të ndërtojmë një shtet sovran të të barabartëve, është shumë e qartë në ndarjen e shtetit dhe fesë. Ajo garanton lirinë fetare dhe ngërthen përkushtimin që duhet ta realizojmë për respektimin dhe mbrojtjen e monumenteve fetare.Nuk ka kundërthënie mes Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe politikës së religjionit, sepse dyja bazohen mbi respektin dhe dashurinë për shumëllojshmërinë, për diversitetin.Religjioni, mbi të gjitha, jo vetëm që përmbushë nevojat shpirtërore të këtyre njerëzve, por siguroi përkushtimin e tyre dhe përkrahësve të tyre ndaj një komuniteti të besimit dhe ndaj vlerave që ndikojnë në sjelljen dhe veprimtarinë publike.  Sepse feja nuk është vetëm çështje private, por shpesh është forcë e përgjithshme pozitive, që manifestohet si dashuri dhe përkujdesje ndaj tjetrit. Këtë vlerë të shtuar që religjioni u sjellë shoqërive tona e kemi provuar edhe në historinë tonë, të personifikuar në figurën e Nënës Terezës, e cila e dedikoi jetën e saj për të zbutur varfërinë dhe vuajtjet e komuniteteve të përjashtuara në margjina të shoqërisë. Në figurën e Babës Qazim Bakalli, i cili e shndërroi veprimtarinë e tij në kuadër të Teqes së Gjakovës në mision emancipimi dhe arsimimi të popullatës, pa dallim gjinie. Në fisnikërinë e qindra imamëve që shërbyen me gjenerata në radhët e Bashkësisë Islame duke u mobilizuar për t’u solidarizuar me qytetarët në kohët më të vështira. Sfidë për të gjithë ne është që të ruajmë këtë trashëgimi të tolerancës ndërfetare. Që këtë agjendë tonë të përkushtim ndaj vlerave tona tradicionale të mos e rrëmbejnë politikat përjashtuese që krijojnë ndasi dhe armiqësi mes njerëzve. Një episod të tillë e kemi parë në të kaluarën dhe e shohim të shpërfaqet ende në Ballkan me rrënimin e xhamive dhe kishave, sulmet kundër xhamive dhe kishave, urrejtjes për njerëzit që nuk i takojnë të njëjtit besim fetar apo që nuk i ndajnë të njëjtat vlera – dhe ne duhet që një herë e përgjithmonë të shkëputemi nga një mendësi e tillë. T’ja përkujtojmë vetes dhe të tjerëve se tradita jonë, e shprehur në trashëgimin tonë kulturore dhe fizikisht e ngërthyer në monumentet e kultit përreth Kosovës, është pasuria jonë më e madhe.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.