presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjalimi i Presidentes Atifete Jahjaga në Takimin Rajonal të Ministrave të Mbrojtjes

Forcat e armatosura nė vendet demokratike sot janė pjesa mė e respektuar e shoqėrisė. Ato vihen nė shėrbim tė qytetarėve dhe vendit, tė gatshme tė intervenojnė kudo qė paraqitet nevoja pėr tė ndihmuar qytetarėt nė kuadėr tė njė gėrshetim tė misionit civil emergjent me misionin ushtarak parandalues dhe intervenues.

Te nderuar perfaqesues te institucioneve te Republikes se Kosoves,
Te nderuar Ministra te Mbrojtjes nga vendet e rajonit,
Te nderuar pjesemarres te konferences,
 
Ju pershendes duke ju deshiruar mireseardhje dhe qendrim te kendshem ne vendin tim, me urimet qe gjate punes se kesaj konference t’i forconi lidhjet, bashkepunimin dhe miqesine qe eshte ne interes te paqes dhe te stabilitetit ne rajon dhe nje kontribut mirekuptimit dhe paqes ne bote.
 
Deshiroj qe me shkembimin e pervojave ketu dhe me debatimin e temave te caktuara, te gjeni format me te mira te bashkepunimit dhe te ndihmes se ndersjelle qe eshte ne interes te vendeve tona dhe ne interes te te gjithe qytetareve te rajonit, pa dallim.
 
Ky shekull eshte shekull i integrimeve dhe i globalizimit qe ndihmon te njihemi me mire, te ndihmojme njeri-tjetrin, te shkembejme praktikat me te mira e te gjejme zgjidhje me te pranueshme per vendosjen e paqes dhe stabilitetit ne mbare boten.
 
Karakteristike e kohes moderne eshte kontrolli civil mbi forcat e armatosura dhe ndryshimi i karakterit agresiv te ushtrise. Ushtria eshte vene ne pozite te mbrojtjes dhe ne funksion te parandalimit te kercenimeve per jeten e qytetareve dhe parandalimit te rrezikimit te pasurise se tyre.
 
Sot, eshte e pamundur qe duke u thirrur ne sovranitetin e plote te shtetit dikush te ndertoje shoqeri jodemokratike e te dhunshme duke perdorur aparatin represiv dhe forcat e armatosura sie ka ndodhur ne te kaluaren.
 
Bota sot eshte nje, e ndertuar  ne parimet e barazise, lirive dhe mundesive te barabarta te cilat iu ofrohen te gjitheve. Prandaj, sot intervenimi humanitar nderkombetar, sie ishte intervenimi i NATO-s gjate luftes ne Kosove dhe tash se fundi ne Libi, eshte bere norme e deshirueshme, e pranueshme dhe legjitime.
 
Forcat e armatosura ne vendet demokratike sot jane pjesa me e respektuar e shoqerise. Ato vihen ne sherbim te qytetareve dhe vendit, te gatshme te intervenojne kudo qe paraqitet nevoja per te ndihmuar qytetaret ne kuader te nje gershetim te misionit civil emergjent me misionin ushtarak parandalues dhe intervenues.
 
Forcat e armatosura tani kane rol te jashtezakonshem dhe te pazevendesueshem ne sigurine kombetare. Ato jane pjese e sigurise kolektive dhe faktor kye ne luftimin e terrorizmit nderkombetar, te kercenimeve globale dhe evakuimin e shpejte te popullsise gjate katastrofave natyrore.
 
Sot, me shume se kurre eshte i nevojshem bashkepunimi i qytetareve me forcat e armatosura. Nje perkrahje e tille rrite efikasitetin dhe koordinimin e veprimeve, duke kontribuar ne politika te parandalimit apo te intervenimit te shpejte.
 
Te nderuar ministra,
 
Kercenimet ndaj sigurise sone kombetare nuk jane probleme te izoluara dhe specifike per vendet tona respektive. Sfidat me te cilat perballet rajoni jane kercenime te natyres transnacionale dhe globale, qe nuk njohin kufij shteteror. Qasja jone ne forcimin e institucioneve tona eshte ne perputhje me keto trende: ne periudhat moderne politika e sigurise se nje vendi padyshim eshte e lidhur me politikat e sigurise rajonale dhe globale.
 
Si Presidente e Kosoves, une jam e bindur se si rajon ne duhet te ndertojme e transformojme institucionet e politikat e sigurise ne menyre qe ato te jene ne hap me keto trende dhe bashkerisht te behen efektive ne parandalimin e kercenimeve qe na kanosen sot.
 
Roli juaj si udheheqes, qe synojne forcimin e shoqerise demokratike, per procese te te bashkepunimit ndermjet shteteve eshte i madh. Ne kohen e sotme ju ndertoni politiken e besimit te bashkepunimit dhe te ndihmes se ndersjelle duke e lene prapa  politiken e  mosbesimit dhe te frikes.
 
Duke bere transparente kapacitetet e mbrojtjes te vendeve tuaja, duke i vene ato ne funksion te paqes dhe te stabilitetit,, duke u angazhuar ne kembimin e informatave dhe duke bashkepunuar ne vezhgim dhe parandalim, ju ndikoni qe njerezit te ndihen me te sigurt. Ju ndertoni me shume besim dhe mirekuptim mes tyre.
 
Si vende te rajonit ne kaluam neper nje histori te hidhur, me shume vuajtje dhe dhembje. Ne me mire se kushdo tjeter e kuptojme se duhet t’i qendrojme prane njeri-tjetrit. Vetem si fqinj qe japin ndihme reciproke mund te ecim perpara.
 
Republika e Kosoves nuk eshte peng i se kaluares. Ne shohim kah e ardhmja – drejt rruges se integrimeve evropiane dhe te anetaresimit ne NATO, si Aleanca me e drejte e sigurise kolektive. 
 
Vendi im po merr pjese ne nismat rajonale ne fushen e sigurise. Eshte qellim i jone qe se shpejti t’i bashkohemi Partneritetit per Paqe, ku me kapacitetet tona ekzistuese te ndertuara sipas standardeve me te larta evropiane dhe amerikane mund te japim kontributin tone ne misionet dhe ndermarrjen e perbashketa humanitare per vendosjen dhe ruajtjen e paqes neper bote.
 
Kosova, ashtu si i tere rajoni, e ka per qellim integrimin ne Bashkimin Evropiane dhe ne NATO. Shtetet tuaja qe tashme e kane bere kete rrugetim mund te na ndihmojne me ndarjen e pervojes qe ta bejme udhetimin tone me te shkurte dhe me te lehte.
 
Edhe nje here ju deshiroj mireseardhje, qendrim te kendshem  dhe konference te suksesshme. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.