presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E PRESIDENTIT TË KOSOVËS, Dr. FATMIR SEJDIU, ME RASTIN E MIRËSEARDHJES NGA UNIFEM TË znj. NICOLE KIDMAN, AMBASADORE E VULLNETIT TË MIRË NË UNIFEM

Zonja dhe Zotërinj,
Ju përshëndes dhe ju uroj suksese në punën tuaj të rëndësishme që po bëni për Kosovën. Sot jemi mbledhur për t?i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë Ambasadores së vullnetit të mirë në UNIFEM, Znj. Nicole Kidman, të cilën njëherësh e njohim për sukseset e saj të mëdha në fushë të artit të shtatë. Jemi të nderuar që ka gjetur kohë që ta vizitojë Kosovën dhe në këtë mision të rëndësishëm të saj, të dëgjojë edhe zërin e grave të Kosovës dhe të njihet më për së afërmi me sfidat me të cilat ato përballen.

Kosova ka kaluar nëpër një periudhe tmerri e cila ka lënë me mijëra gra pa anëtarë të familjes dhe në gjendje të rëndë ekonomike. Pas luftës, gratë në Kosovë janë përballur me vështirësi të shumta dhe shumë prej tyre të veja, po mësojnë të bëjnë ato që dikur konsideroheshin punë për burrat.Gjatë shtatë vjetëve të kaluar, së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, kemi krijuar një bazë të mirë institucionale dhe ligjore dhe jemi munduar ta forcojmë rolin e grave në vendimmarrje nëpërmjet përfaqësimit të tyre në institucionet shtetërore. Tani jemi në një fazë të rëndësishme të definimit të statusit final dhe një Kosovë e pavarur dhe sovrane do të hapë rrugë dhe perspektiva të reja edhe për përmirësimin e kushteve dhe rolit të grave në jetën shoqërore dhe institucionale në Kosovë. Ne kemi konsideratën më të lartë për punën e UNIFEM-it, që nga viti 1999, kur zyra e kësaj organizate është hapur në Kosovë. Gjatë kësaj periudhe, UNIFEM-i ka zhvilluar shumë aktivitete në bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës dhe shoqërinë civile duke siguruar mbështetje për iniciativat dhe programet që promovojnë të drejtat e grave, mbështetjen dhe fuqizimin e gruas në aspektin ekonomik, politik e shoqëror dhe arritjen e barazisë gjinore.Zonjës Kidman i urojmë edhe një herë suksese në këtë mision të rëndësishëm dhe urojmë që puna e saj në UNIFEM, por edhe në organizatat e tjera, të cilat promovojnë të drejtat e grave dhe të fëmijëve, të jetë shembull, të cilin do ta ndjekin edhe artistët e tjerë.

This site is registered on wpml.org as a development site.