presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

FJALA E PRESIDENTIT FATMIR SEJDIU ME RASTIN E DITËS SË DËSHMORËVE

Dita e Dëshmorëve është ditë kur përkujtojmë me krenari jetën e atyre që u flijuan për Kosovën përgjatë udhëtimit tonë të shenjtë për liri dhe pavarësi.

Ky udhëtim është i gjatë. Puna, dija, djersa dhe gjaku që i janë blatuar lirisë dhe pavarësisë sollën lirinë në mesin e vitit 1999. Këto duhet të sjellin njohjen e pavarësisë së Kosovës në këtë vit, në 2006-shin. Liria dhe pavarësia e Kosovës do t’u sjellë paqen e përhershme të gjithë pjesëtarëve të kombit: atyre që kanë shkuar në përjetësi dhe prehen në dheun e Kosovës pa e pasë jetuar paqen mbi dhÃ?Æ?Ã?â???Ã?Æ?ââ?¬Å¡Ã?â??Ã?©, por edhe vdektarëve, bashëkohanikëve e pasardhësve të tyre. Adem Jasharit i themi të gjtihë Komandant Legjendar i UÇK-së. Mund t’i thoshim edhe Komandant Historik. Ai ra në altarin e lirisë para tetë vjetësh, bashkë me prindër e bijë. U flijuan tre breza të një familjeje, për t’u shkrirë në një: në përjteësi.Janë të shumtë dëshmorët tanë, janë bashkë dëshmorët tanë. Emrat e tyre janë tani në librat, në shkollat, në rrugët dhe në sheshet e Kosovës, anëkend vendit tonë. Por, mbi të gjitha janë në kujtesën tonë, në kujtesën e kombit.Dita e Dëshmorëve sjell në mendjet tona jetët e flijuara për misionin e shenjtë, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, për lirinë e gjithë qytetarëve të saj. Institucionet demokratike të vendit duhet ta shpiejnë Kosovën drejt integrimeve euro-atlantike. Kështu përmbyllim misionin e madh, duke siguruar që vendi ynë të gjendet në familjen e madhe të kombeve të lira, në gjirin e vet të natyrshëm perëndimor.Kemi ende shumë punë përpara. Shpresojmë të mos ketë më nevojë për sakrificën më sublime për t’i kryer këto punë. Ne të gjithë do të vëmë në shërbim të vendit tonë dijen, punën e guximin për ta çuar në vend amanetin e dëshmorëve.Lavdi dëshmorëve të Kosovës!

This site is registered on wpml.org as a development site.