presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Fjala e Presidentes Jahjaga në mbledhjen inauguruese të Këshillit Konsultativ për Komunitete

Ky është një moment i rëndësishëm për institucionet e Kosovës pasi që shënon vazhdimësinë e një organi shtetëror, të konstituuar nëpërmjet një procesi demokratik.

Të nderuar anëtar [të rinj] të Këshillit,Të nderuar përfaqësues të misioneve diplomatike në KosovëTë nderuar përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare në Kosovë,Zonja dhe zotërinj, Ju dëshiroj mirëseardhje në këtë mbledhje inauguruese të Këshillit Konsultativ për Komunitete. Ky është një moment i rëndësishëm për institucionet e Kosovës pasi që shënon vazhdimësinë e një organi shtetëror, të konstituuar nëpërmjet një procesi demokratik. Kjo përbërje e re e Këshillit, është rezultat i një procesi zgjedhor të hapur e transparent, që kishte filluar me nominimin e kandidatëve për anëtarë të Këshillit, më 22 qershor dhe që pasoi nënshkrimin nga ana ime të vendimeve për akreditimin e organizatave përfaqësuese tëkomuniteteve të cilat kishin përmbushur kërkesat për akreditim. Më 31 korrik, unë kam bërë emërimin e anëtarëve të rinj të Këshillit dhe me këtë rast më lejoni t’ju uroj punë të mbarë dhe përfaqësim sa më dinjitoz të komuniteteve tuaja. Republika e Kosovës, shtet sovran dhe demokratik, është i ndërtuar mbi parimin qytetar. Kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë të drejta dhe liri të barabarta për të gjitha komunitetet pa dallim etnie, race a religjioni. Respektimi i të drejtave dhe lirive të komuniteteve është një komponent qenësor i platformës shtetërore të institucioneve të Kosovës.Ne liderët e vendit kemi dëshmuar vullnetin politik që komunitetet që jetojnë në Kosovë të jenë të përfshira në jetën publike dhe institucionale të vendit dhe të jenë pjesëmarrës në vendimmarrje. Përmes pjesëmarrjes aktive në institucionet ekonomike, shoqërore, politike, kulturore e arsimore, komunitetet etnike ndihmojnë në ruajtjen, kultivimin dhe promovimin e identitetit të tyre, duke promovuar kështu diversitetin e pasur të vendit tonë. Ky diversitet respektohet nga institucionet shtetërore dhe popullata shumicë në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar që integrimi i komuniteteve etnike të bëhet mbi bazën e këtij respekti Republika e Kosovës paraqet një shembull të shkëlqyeshëm të trajtimit të komuniteteve Siç e dini në Kuvendin e Kosovës janë të rezervuara 20 vende për komunitetet në Qeverinë e Kosovës kemi përfaqësim të komuniteteve në nivel të zëvendëskryeministrit, ministrit si dheposteve të tjera të rëndësishme; ndërkaq me procesin e decentralizimit, komuniteteve etnike u është dhënë mundësia që të qeverisin me komunat ku e përbëjnë shumicën. Edhe përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve të Kosovës, gjendja në tri komunat në veri të vendit vazhdon të mbetet një sfidë për ne. Ne besojmë që zgjidhja më e mirë për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës, është përmes zbatimit tëPlanit të Ahtisaarit dhe procesit të decentralizimit, ashtu siç ka ndodhë edhe në të gjitha lokalitetet e tjera ku jeton ky komunitet në Kosovë. Komuniteti serb në këto tri komuna duhet të çlirohet nga grupet kriminale që mbajnë peng të ardhmen e tyre. Ata duhet të dalinnë zgjedhjet legjitime që i organizojnë institucionet e Kosovës dhe të zgjedhin përfaqësuesit e tyre legal dhe legjitim. Qeveria e Kosovës ka hapur Zyrën Administrative në Mitrovicën Veriore dhe institucionet e Kosovës janë të gatshme të zhvillojnë dialogun me të gjithë qytetarët, duke përfshirë këtu edhe qytetarët e komunës së Leposaviqit, Zubin Potokut e Zveçanit për të adresuar dhe për tëzgjidhur të gjitha çështjet. Të nderuar, Vendi ynë ka bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të integrimit evropian. Në qershor të këtij viti kemi pranuar nga BE-ja Udhërrëfyesin për Liberalizimin e Vizave, ndërkaq në fund të marsit të këtij viti kemi marrë edhe Pyetësorin për Studimin e Fizibilitetit dhe tashmë kemi dorëzuar përgjigjet tona. Presim që deri në fund të këtij viti të marrim vlerësimin pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA). Për të ndihmuar në avancimin e agjendës evropiane në mars të këtij viti, kam themeluar Këshillin Kombëtar për Integrime Evropiane ku janë përfaqësuar pjesa dërrmuese e partive politike, të cilat e kanë përkrahur krijimin e Këshillit si një mekanizëm që ka për qëllimkrijimin e konsensusit shoqëror, bashkërendimin dhe koordinimin e implementimit të reformave të nevojshme. Po ashtu, me qëllim që të përkrahë në mënyrë aktive përpjekjet për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, në fillim të këtij viti kam themeluar edhe Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion, i cili ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e punës së institucioneve të mandatuara për të luftuar korrupsionin. Të nderuar anëtarë të Këshillit, Më lejoni që edhe një herë t’ju uroj për angazhimet e reja që i keni marrë duke ju dëshiruar sukses të plotë në punën tuaj. Pres që ky Këshill, në përbërjen e re, të vazhdojë të përmbush misionin e tij ashtu si edhe deri tash në prezantimin e drejtë të interesave të komuniteteve , në ofrimin e një forumi konstruktiv për çështjet që i merr në shqyrtim në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë e që kanë të bëjnë me garantimin e plotë të drejtave dhe lirive të komuniteteve në Republikën e Kosovës. Ne e ndërtojmë Kosovën një shtet qytetar ku të gjithë njerëzit pavarësisht përkatësisë kombëtare, fetare, racore dhe pavarësisht numrit dhe pavarësisht në cilën pjesë të vendit jetojnë i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta, duke pasur synimin e përbashkët tëndërtimit të një shoqërie demokratike me vizionin e qartë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.