Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ramadani, me rastin e ndarjes nga jeta të z. Hysni Ramadanit, babai i heroit të Kosovës, Agim Ramadani. Më poshtë po e japim tekstin e këtij telegrami:
Pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen nga jeta të bashkëfamiljarit Tuaj, z. Hysni Ramadani.Lajmin e hidhur për vdekjen e tij e morëm me pikëllim të thellë, por jemi të bindur se z. Hysni Ramadani do të kujtohet gjithmonë me nderimin më të lartë nga qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës.Hysni Ramadani, babai i heroit të Kosovës, Agim Ramadani, e përballoi me dinjitet dhe stoicizëm të jashtëzakonshëm rënien e të birit në Betejën e famshme të Koshares. Ai, me fjalën e tij të urtë, ishte balsam edhe për plagët e shumë e shumë familjeve të tjera të Kosovës, bijtë dhe bijat e të cilave u flijuan për lirinë dhe pavarësinë e atdheut. Shpirtërisht jemi me Ju dhe bashkëndjejmë dhembjen Tuaj.Zoti e bekoftë Hysni Ramadanin! Presidenti i Republikës së Kosovës,Dr. Fatmir Sejdiu