DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Demant

Në një storie të publikuar në Klan Kosova dhe T7, dhe të ritransmetuar nga disa të tjera, pretendohet që Presidentja Osmani gjatë vizitës në Gjilan e ka injoruar një të moshuar. Siç shihet në videoincizim, Presidentja është përshëndetur me të moshuarin, prandaj, tendenca për ta paraqitur këtë situatë si “anashkalim”, është devijim i qëllimshëm i një të vërtete.

Presidentja Osmani gjatë vizitës në Gjilan është takuar me dhjetëra njerëz të profileve të ndryshme, ndaj ky “raportim”, nuk mund të shihet ndryshe, përpos si tendencë e mediave për dëmtim të imazhit të Presidentes.

Për më tepër, ekipi i Presidentes e ka takuar veçmas të moshuarin, i cili ka pretenduar t'i ketë disa “sekrete shtetërore për luftën ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë”, të cilat dëshironte t'ia prezantonte Presidentes.

Presidenca vazhdon të jetë e hapur për bashkëpunim me mediat për raportim korrekt dhe të mbështetur në parime profesionale.

Bashkëngjitur e keni videoncizimin ku shihet Presidentja Omani teksa përshëndetet me të moshuarin dhe fotografitë nga takimet me qytetarë të Gjilanit. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.