presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Deklaratë e Presidentes Jahjaga me rastin e fillimit të negociatave për MSA

Deklaratë e Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e fillimit të negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Mirëpres nisjen e negociatave ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Ky është një hap i rëndësishëm në përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian. Marrëveshja e Stabilizim Asocimit është hap konkret drejt realizimit të perspektivës evropiane, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara që të përmbyllin me sukses negociatat për MSA deri në pranverën e vitit të ardhshëm me qëllim të hapjes së rrugës së anëtarësimit të Kosovës në BE. Agjenda evropiane është prioritet i Republikës së Kosovës që i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.