Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 12 nëntor 2010
Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi do të takohet me përfaqësuesit e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.
Me këtë rast, do të bëhet nënshkrimi i Kodit të Sjelljes për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme për zgjedhjet e përgjithshme.
P.S. Pas takimit, U.D. i Presidentit të Republikës, Dr. Jakup Krasniqi do të ketë një prononcim për media.
Dita: E premte, 12 nëntor 2010
Koha: 11:00
Vendi: Salla, C-301
*****
Gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët kanë munguar në ceremoninë e dekretimit të datës 22.10.2010, japin betimin para U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi.
Dita: E premte, 12 nëntor 2010
Koha: 15:00
Vendi: Kuvendi i Kosovës, C-301
Nga ky takim mediat mund të marrin vetëm pamje.