Agjenda e U.D të Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi për datën 15 nëntor Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Jakup Krasniqi takohet me përfaqësuesit e subjekteve politike të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të 12 dhjetorit.Me këtë rast do të organizohet ceremonia e nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët të Partive Politike dhe të Subjekteve Elektorale, lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të 12 dhjetorit të vitit 2010. Dita: E hënë, 15 nëntor 2010Koha: 11:00Vendi: Holli i Kuvendit të Kosovës