...

Presidentja Jahjaga zhvilloi një darkë pune me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, pati një darkë pune në Prishtinë me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fule.

Në këtë takim Presidentja Jahjaga dhe komisioneri Fule biseduan për të gjitha aspektet e rrugës së integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian dhe procesin e  liberalizimit të vizave.Presidentja Jahjaga dhe komisioneri Fule biseduan edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjatë këtij procesi.  Në këtë takim ishin të pranishëm ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar,  shefi i EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Drejtoratit për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.