Dënoj incidentet në fshatin Gorazhdevc. Duke mos paragjykuar motivin e një akti të tillë, theksoj se nuk do të lejojmë që incidentet e tilla të acarojnë raportet e përmirësuara ndëretnike në Kosovë.
Policia e Kosovës dhe organet e rendit tashmë janë mobilizuar për të sjellë kryesit e kësaj vepre para drejtësisë dhe ftoj qytetarët e Kosovës të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti.