Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim kryetarët e subjekteve politike opozitare, z. Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe z. Fatmir Limaj, kryetar i NISMA për Kosovën, në përpjekje për të tejkaluar situatën e krijuar në vend.
Gjatë ditës, Presidentja ka takuar edhe Kryeministrin z. Isa Mustafa dhe Kryetarin e Kuvendit, z. Kadri Veseli.