Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga po qëndron sot në Tiranë në shënimin e 25-vjetorit të rënies së komunizmit, me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani.
Presidentja Jahjaga mori pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare “Shqipëria dhe Evropa, 25 vite nga rënia e komunizmit” ku morën pjesë udhëheqës politik dhe figura ndërkombëtare të kohës.





