presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt mbahen më 29 prill 2012

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012, ditë e diel.

Vendimi u mor, duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 3 pika (c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në nenin 4 paragrafi 4 dhe nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal numër protokolli 036-354/1, si dhe pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.Me vendim, udhëzohet  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi. 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.