presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Jahjaga priti në takim kryetarin e Kuvendit të Irlandës Veriore, William Hay

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim një delegacion të Kuvendit të Irlandës Veriore, të kryesuar nga kryetari i tij, zotëri William Hay, që shoqërohej edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, zotëri Ian Cliff.

Presidentja Jahjaga tha se Irlanda Veriore ka dhënë kontribut të çmuar për Kosovën, në proceset e saj të shtet ndërtimit dhe vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të Irlandës Veriore. Presidentja Jahjaga tha se Kosova dhe Irlanda Veriore kanë edhe gjëra të përbashkëta por që të dyja i kanë tejkaluar dallimet e së kaluarës duke e ndërtuar të ardhmen. Ajo e uroi zotëri Hay për 14 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Premtes së Mirë, që ndihmoi në ndërtimin e paqes në Irlandën Veriore. Presidentja Jahjaga tha se Republika e Kosovës synon anëtarësimin në BE, meqë kjo do të ndihmonte që të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit të ecin drejt një të ardhmeje të përbashkët, si shtete të pavarura dhe sovrane. Ajo tha se anëtarësimi në BE është garanci për paqen dhe stabilitetin në rajon. Presidentja Jahjaga tha se pavarësia e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm dhe se qëllim kryesor është politika e fqinjësisë së mirë me të gjitha vendet e rajonit. Ajo tha se zbatimi i planit Ahtisaari në gjithë territorin e Republikës së Kosovës është zgjidhja më e mirë dhe ky plan i ofron komunitetit serb një gamë të gjerë të të drejtave. Kryetari i Kuvendit të Irlandës Veriore, zotëri William Hay tha se pret ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Irlandës së Veriut, përmes shkëmbimit të përvojave mes dy kuvendeve.Zotëri Hay tha se përparimi i arritur në Irlandën e Veriut është mundësuar edhe me angazhimin e bashkësisë ndërkombëtare. Ai tha se gjenerata e re e politikanëve në Irlandën e Veriut po mundohet që të sigurojë që e kaluara të mos e dëmtojë të ardhmen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR

This site is registered on wpml.org as a development site.