U.D i Presidentit të Republikës së Kosovës Dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim të rregullt Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi.
Në këtë takim, U.D i Presidentit Dr, Jakup Krasniqi dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, diskutuan për zhvillimet e reja politike në vend. Krerët e shtetit biseduan për funksionalizimin sa më të mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për proceset e ardhshme politike dhe koordinimin institucional në mes të Presidencës, Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës.