Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka vazhduar edhe sot takimet dhe konsultat e nisura me liderët e partive politike të vendit
Pas takimeve me udhëheqës të disa subjekteve politike gjatë ditëve të kaluara, z.Krasniqi u takua sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dr. Fatmir Sejdiu. Edhe në këtë takim u bisedua për situatën politike të krijuar në vend. Z. Krasniqi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme takimet me liderët e partive politike.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR