Në kuadër të konsultimeve me subjektet parlamentare dhe joparlamentare të vendit, Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në takim z. Sahit Dragaj, kryetar i Partisë se Pensionistëve të Kosovës (PPK).
Në takim u diskutua për situatën politike të krijuar në vend. UD i Presidentit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi do të vazhdojë edhe ditëve në vijim takimet me përfaqësuesit e partive politike. Në këtë vazhdë, z.Krasniqi do të ketë nesër një takim të përbashkët me të gjitha subjektet politike që janë të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR