Në vazhdën e takimeve dhe konsultave me liderët e partive politike të vendit, ushtruesi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi u takua sot me z. Zylfi Merxha, nga Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) dhe z.Xhezair Murati, nga koalicioni VAKAT.
Në takim u bisedua për situatën politike të krijuar në vend.
Z. Krasniqi do të vazhdojë edhe ditët e ardhshme takimet me liderët e partive politike.