presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

U nënshkrua Marrëveshja ndërshtetërore për Asistencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së

Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Atifete Jahjaga dhe Ambasadorja e SHBA në Republikën e Kosovës znj. Tracey Ann Jacobson, si dhe Maureen A. Shauket, Drejtore e Misionit të USAID-it, nënshkruan Marrëveshjen ndërshtetërore për Asistencë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në fushën e zhvillimitekonomik dhe punësimit të të rinjve, në sundim të ligjit, në forcimin e qeverisjes dhe institucioneve demokratike. Përkrahja konkrete financiare e qeverisë amerikane bëhet nëpërmjet USAID-it.

Marrëveshja e nënshkruar do të ofrojë mundësi më të mëdha për edukimin e të rinjve, si dhe do të përkrahë krijimin e Autoritetit për Mbështetje Kreditore, që do të ofrojë hua për bujqit në Kosovë, sidomos për gratë fermere. Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka vlerësuar marrëveshjen si një ndihmë konkrete dhe të vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën në fushën e ekonomisë, të bujqësisë dhe të forcimit të institucioneve demokratike, në edukimin e të rinjve dhe hapjen e vendeve të reja të punës për ta. Ajo tha se ndihma amerikane për Kosovën është e rëndësisë së veçantë dhe luan një rol të fuqishëm në avancimin e të gjitha proceseve demokratike për vendin. Në fushën e lidershipit transformues, USAID-i do të ofrojë mundësitë për shkollim të lartë për të përkrahur krijimin dhe fuqizimin e kuadrove të reja kosovare. Misioni i USAID-it në Kosovë synon t’i realizojë këto qëllime duke ofruar bursa për shkollim në SHBA, punë praktike dhe shkëmbime universitare krahas objektivit të përcaktuar për zhvillim institucional.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.