U. d Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, po qëndron në Zvicër me ftesë të Parlamentit zviceran, është takuar me Presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi.
U.d presidentja Osmani dhe Presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Andreas Aebi kanë diskutuar për thellimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës e Zvicrës.
“Prioritetet e institucioneve të ardhshme, menaxhimi i pandemisë e sigurimi i vaksinave, potenciali i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë si dhe bashkëpunimi ndër-parlamentar e ekonomik, ishin vetëm disa nga temat që i diskutuam gjatë takimit tonë shumë përmbajtësor”, ka thënë u. d presidentja.
Duke vlerësuar përkrahjen e gjertanishme, u.d presidentja Osmani ka thënë “Mirënjohje e thellë për mbështetjen e deritanishme nga Zvicra, e po ashtu optimizëm i thellë për rrugën tonë përpara”.