U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka uruar festën e Pashkëve.
U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se kjo ditë e shenjtë rikujton se besimi, shpresa dhe solidariteti janë vlera që e mbajnë shoqërinë të qëndrueshme edhe në kohë të vështira.
“Uroj që kjo festë të sjellë paqe në çdo familje dhe gëzim në çdo shtëpi. Qoftë kjo festë një moment reflektimi dhe rikthimi te përkujdesja për njëri-tjetrin, te ruajtja e dinjitetit njerëzor dhe te forcimi i lidhjeve që na mbajnë bashkë”, ka thënë u.d presidentja Haxhiu.
