Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot shënojmë Ditën Memoriale të Komunitetit Egjiptian, me respekt për historinë, kujtesën dhe kontributin e tyre në Kosovë.
“Kjo ditë na kujton se Republika jonë është ndërtuar edhe nga përvojat, puna dhe qëndresa e komuniteteve që e kanë pasuruar jetën shoqërore të vendit dhe kanë marrë pjesë në rrugëtimin e tij politik e demokratik”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.
Në këtë ditë, ajo ka thënë, riafirmojmë përkushtimin për një Kosovë ku çdo komunitet njihet, respektohet dhe trajtohet me dinjitet.
“Urime Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian!”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
