...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, z. Antero Lopes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, z. Antero Lopes.

“Vlerësova rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, monitorimin e sistemit të drejtësisë si dhe angazhimin në çështje me rëndësi të veçantë, si trajtimi i rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin.

“Z. Lopes i urova suksese në detyrën e tij të re, duke shprehur bindjen se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të kontribuojë në forcimin e sundimit të ligjit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

This site is registered on wpml.org as a development site.