...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, z. Jonas Westerlund.

“Duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i ka dhënë Kosovës, z. Westerlund e falënderova për angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e shkëlqyer të ndërtuar gjatë mandatit të tij në Kosovë dhe i ka uruar suksese ambasadorit Westerlund në angazhimet e tij të ardhshme, me bindjen se miqësia dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.