...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës, ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Cuvelier për punën e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, për dialogun e hapur me institucionet tona dhe për mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar mbarësi ambasadorit Cuvelier në angazhimet e ardhshme duke i thënë se do të jetë gjithmonë i mirëpritur në Kosovë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.