Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sot në pritjen lamtumirëse me rastin e përfundimit të misionit të Ambasadorit të Zvicrës në Kosovë, z. Jürg Sprecher.
U.D. Presidentja Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.
U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të reja Ambasadorit Sprecher, me bindjen se miqësia dhe partneriteti i shkëlqyer ndërmjet dy vendeve tona do të vazhdojnë të forcohen edhe në të ardhmen.








