...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Australisë jorezident në Kosovë, Richard Rodgers

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Australisë jorezident në Kosovë, Richard Rodgers.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu e ka falënderuar ambasadorin Rodgers për angazhimin e tij gjatë mandatit, për miqësinë ndaj Kosovës dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Australisë.

“Kosova e vlerëson partneritetin me Australinë dhe mbështetjen e saj për paqen, demokracinë dhe bashkëpunimin”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

U.D. Presidentja Haxhiu i ka uruar suksese Ambasadorit Rodgers në angazhimet e tij të ardhshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.